Nuk u ndje mirë teksa voziste makinën, vdes shoferi 70 vjeçar në Himarë
Një 70-vjeçar ka vdekur teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në Himarë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se personi në fjalë dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.
Rasti lidhur me këtë vdekje është duke u hetuar.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin.
Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.
(Kosova Sot Online)