![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Burri nga Mati paguan kosovarin për t’i hequr magjinë gruas së tij
![Burri nga Mati paguan kosovarin për t’i hequr magjinë gruas së tij](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/05/auto_Capture-53-600x3601693915221.jpg)
Një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij në Mat, përcjell “Kosova Sot Online”.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se gruas së tij i kishin bërë magji.
Personi që supozohet se i heq asaj magjinë, e godet atë me kaçavidë në disa pjesë të trupit.
33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.
Kurse, procedohet penalisht për mashtrim, 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit, për të shëruar 33- vjeçaren.
Ndërsa, policia ka njoftuar se është arrestuar në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel.
(Kosova Sot Online)