
Shoferi bën parakalim të gabuar në Tiranë, përplaset me një makinë të parkuar dhe autobusin

Një autobus është përplasur me dy makina në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bëhet me dije se shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës.
Në këtë aksident nuk raportohet se ka të lënduar.
(Kosova Sot Online)