Sveçla ia 'mësyn' veriut

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 19:06
Sveçla ia 'mësyn' veriut

Këtë të mërkurë ka vizituar veriun e vendit, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka uruar zyrtarët policorë me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur nga MPB-ja.

Ndryshe, vizita e Sveçlës në veri vjen një ditë pasi është kërcënuar nga organizata serbe “Severna Brigada”.

Lidhur me këtë, ministri në një deklarim para mediave gjatë ditës tha se “armiqtë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”.

Ai tutje u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i sigurt falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të saj.

“Unë ndihem jashtëzakonisht i sigurt, mu falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të tyre, pra sukseset e PK-së, ajo që na garanton që qytetarët të kenë jetë të qetë, e institucionet të punojnë të sigurta. Patjetër, se në luftën tonë për drejtësi, për rend dhe ligj, gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte, të cilët në një mënyrë apo tjetër do të godasin institucionet e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)