Në këtë vend pritet vala e Covid-19
Vala e Covid-19 pritet, por jo me shtrirje dramatike, thotë Ministria e Shëndetësisë austriake, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ministria federale e Shëndetësisë thotë se analiza e ujërave të zeza dëshmon se vala e pritshme e vjeshtës e Covid-19 ka nisur, por që nuk pritet të vijë me pasoja të rënda.
Ministria thotë se dërgesat e vaksinave që përmbajnë doza të përditësuara për të mbuluar variante të reja tashmë po mbërrijnë në vend dhe se njerëzit që kanë nevojë për një vaksinë ose një përforcues të bëjnë një takim me mjekun e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Dozat e pesta të vaksinave bivalente Moderna dhe Pfizer Covid tani po u ofrohen grupeve vulnerabël në Itali.
Austria ka ndryshuar rekomandimet e saj për vaksinën Covid-19 për të kërkuar vetëm një dozë dhe rekomandon që grupet në rrezik të marrin vaksinën.
Vaksina rekomandohet për grupet e rrezikut, siç janë njerëzit me sëmundje themelore, gratë shtatzëna ose njerëzit mbi moshën 60 vjeç.
Komiteti i vaksinimit i Austrisë ka përditësuar së fundmi udhëzimet e tij, në mënyrë që një person i pavaksinuar më parë tani konsiderohet i vaksinuar plotësisht pas një doze.
(Kosova Sot Online)