![Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/17/200x200_vjosa-6-600x3601739781606.jpg)
Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë masa të përkohshme
![Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë masa të përkohshme](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/07/auto_Bianciardi-850x567-1-600x3601694084521.jpg)
Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja janë masa të përkohshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”.
Siç është shprehur ai në Qeverinë e Kosovës, sapo të arrihet depërshkallëzimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike.
“Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën”.
(Kosova Sot Online)