Osmani jep detaje pas takimit me Stoltenberg
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje, lidhur me takimin që ajo ka zhvilluar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në takim me Stoltenberg ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!”
(Kosova Sot Online)