Alarmi i rremë për bombë në ndertesën në Veri ku funksionojnë institucionet serbe, nisin hetimet

  • E.k /
  • 08 September 2023 - 13:02
Alarmi i rremë për bombë në ndertesën në Veri ku funksionojnë institucionet serbe, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për shkak të një denoncimi të rremë të bërë dje kinse për një mjet shpërthyes në ndërtesën në Lagjen e Boshnjakëve, ku ndodhen institucionet serbe, përcjell “Kosova Sot Online”

Kjo gjë është konfirmuar edhe në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku thuhet se është njoftuar Prokurori dhe se rasti është duke u hetuar.

“LAJMËRIM I RREMË Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 07.09.2023-09:05 Njësitet policore kanë pranuar informatën për një mjet shpërthyes në një objekt. Është bërë kontrollimi i nevojshëm por nuk është has në ndonjë mjet të dyshuar. Është njoftuar prokurori, rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të lëshuar sot.

Objekti në fjalë është në vëmendje prej disa javësh, meqë Komuna Veriore e Mitrovicës që drejtohet nga Erden Atiq ka dhënë urdhër për lëshimin e objektit, derisa punëtorët serbë po refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)