
Dënohet me mbi 11 mijë vjet burg bosi i kriptomonedhave

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me mbi 11,000 vite burg Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet si kreu i Crypto Exchange Thodex për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash, përcjell “Kosova Sot Online”.
Theksohet se u dënuan edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë.
Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.
(Kosova Sot Online)