Haxhiu: Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur

  • E.k /
  • 08 September 2023 - 15:06
 Haxhiu: Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në Ministrinë e Shëndetësisë veprimet kundërligjore nuk kanë të ndalur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka treguar se është anuluar konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së për arsye të shkeljeve ligjore.

Haxhiu është shprehur se njëjtë mund të anulohet edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, pasi këtë funksion mund ta ushtroj personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologjisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë pervojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)