Osmani: Ky është një triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar
Vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Prishtinë, e ka mirëpritur pPresidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se ky është një triumf I jashtëzakonshëm I sportit Kosovar.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!
Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.
Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook”.
(Kosova Sot Online)