LDK: Qeveria Kurti ra në grackën e Serbisë
Një deklaratë e zëvëndëskryeminsitri Besnik Bislimi se Kosova ka bërë një lëshim të madh në Ohër duke hequr dorë nga njohja formale, ka nxitur reagime të shumta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lidhur me këtë deklaratë të tij në “Danas”, ka folur zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.
Halimi ka thënë e LDK gjithmonë ka këmbngulur për domosdoshmërinë e një marrëveshje përfundimtare që bosht ka njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarurura dhe sovrane.
Zëdhënësja e partisë që drejton Abdixhiku, thotë se ky ka qenë edhe synimi në dialog që e ka përmendur qysh në fillim edhe presidenti amerikan Joe Biden në letrën e tij.
Megjithatë Halimi thotë se Qeveria Kurti s’ka ditur ta shfrytëzojë këtë momentum, duke u kurthuar në deklarata e veprime të pamatura e shpesh jodiplimomatike dhe duke rënë në grackën e Serbisë.
“Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk ka ditur ta shfrytëzojë këtë momentum të jashtëzakonshëm, të krijuar nga administrata më pro Kosovë që ka qenë ndonjëherë në Washington. Përkundrazi, Qeveria e ka kurthuar veten me deklarime e qasje të pamatur, shpesh jodiplomatike e jobashkëpunuese, në drejtim të aleatëve tanë strategjikë, çfarë ka bërë që ne si vend, nga viktima të gjenocidit, dalëngadalë të fillojmë të shihemi si shtet që prodhon kriza.Ky është një gabim i pafalshëm i krerëve të shtetit tonë, të cilët kanë rënë në gracën e Serbisë, duke e bërë atë të duket properëndimore, ndërsa ne, siç dihet, kemi përfunduar nën sanksione”, ka thënë Halimi
Ajo thotë se deklarimi i numrit dy të Qeverisë së Kosovës për “lëshimin e madh të Kosovës”, s’eviton pasojat e shumta që i pati Kosova dhe gjithashtu sipas saj dëshmon edhe brengën e LDK-së se procesi i dialogut me Serbinë, nga politik është shndërruar në proces teknik.
“Prandaj, pranimi i gabimit për një lëshim të madh të Kosovës nga ana e Zëvendëskryeministrit, nuk eviton pasojat e shumta që i solli Kosovës. Për fat të keq, vetëm se e dëshmon brengën tonë si LDK – qysh në fillim të këtij procesi – atë të shndërrimit të dialogut politik në atë teknik, si dhe krisjen serioze të raporteve me vendet më mike tonat”, ka përfunduar Sibel Halimi.
(Kosova Sot Online)