Zhduket një vajzë në Pejë, babai i saj thotë se doli nga shtëpia dhe se nuk e di ku është
Një vajzë - fëmijë është zhdukur në Pejë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Për rastin në polici ka njoftuar babai i vajzës, i cili ka thënë se ajo ka dalur nga shtëpia dhe nuk e di se ku është.
Rasti po hetohet.
“Rr. Azem Lukaj, Pejë 10.09.2023 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij- fëmijë ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)