Nis Samiti i Bërdo Brijunit, bashkë në një tryezë Osmani dhe Vuçiqi
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot ka nisur Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Bërdo Brijunit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë organizim është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Samiti i Bërdo Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, i iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.
(Kosova Sot Online)