Vjosa Osmani takohet me presidentin e Kroacisë, diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe KE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve bilaterale në kuadër të Procesit Bërdo-Brijuni është takuar edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, përcjell “Kosova Sot Online”.
Të dy liderët diskutuan edhe mbi situatën në Kosovë dhe rajon, duke ritheksuar angazhimin për paqe e stabilitet. Presidentja Osmani e informoi Presidentin Milanovic lidhur me sfidat e sigurisë në veri të vendit të cilat po shkaktohen nga strukturat ilegale që organizohen, paguhen dhe nxiten nga Serbia.
Presidentja Osmani ritheksoi gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim në BE, NATO si dhe në Këshillin e Evropës, ku për momentin është duke u trajtuar aplikacioni i Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare. Mbështetjen nga Kroacia ajo e vlerësoi si kyqe në të gjitha këto procese.
(Kosova Sot Online)