Vjosa Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale

  • E. /
  • 11 September 2023 - 15:38
Vjosa Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve bilaterale që ka zhvilluar sot, ka thënë se temë ka qenë edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani, mes tjerash potencoi se ka kërkuar nga shtetet si Kroacia që të iniciojnë hapat e parë për largimin e këtyre masave.

“Gjithashtu me presidentin Milanoviq diskutuam mbi të gjitha që BE-ja që t’i largojë masat në raport me Kosovën që nuk janë proporcionale. Presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fortë si Kroacia të ndërmarrë hapat e parë për të iniciuar largimin e këtyre masave”.

(Kosova Sot Online)