Roth: Koha për t’i hequr vizat është tani
Deputeti dhe kreu i komisionit parlamentar gjerman për punë të jashtme Michael Roth gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Prishtinë, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Duke e komentuar deklaratën e Presidentit të Francës Emannuel Macron i cili heqjen e vizave e lidhi me procesin e dialogut, duke e lënë të hapur mundësinë që ato të liberaliziohen, Roth ka thënë se tani është koha që udhëtimi i kosovarëve të ndodhë.
“Jam i bindur se tani është koha për liberalizimn e vizave për njerëzit këtu në Kosovë. Suspendimi nuk është ide e mençur dhe e mirë. Nuk e di nëse kjo çështje, një çështje kundërthënëse dhe e ndjeshme ndërmjet dy qeverive (Francës e Gjermanisë), por i jam mirënjohës Kancelarit dhe Presidentit francez që morën përgjegjësi dhe zotim personal për t’i zgjidhur problemet në terren” ka thënë Roth.
Duke folur rreth çështje së liberalizimit, Roth ka thënë se BE i ka zhgënjyer kosovarët.
“E di që shumë njerëz këtu në Kosovë janë të zhgënjyer dhe kanë humbur durimin sepse BE jo gjithmonë ka luajtur një rol të drejtë kur është fjala për Kosovën. Vetëm sa për ta ilustruar me një shembull, liberalizimi i vizave. Ka qenë shumë e padrejtë dhe shpreh keqardhje për këtë, që njerëzit në këtë vend është dashur të presin kaq gjatë për liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova i kishte përmbushur kushtet dhe kriteret shumë vitë më parë. Dhe kjo është arsyeja që shumë njerëz në këtë vend nuk i besojnë BE’së, nuk na besojnë ne” ka thënë Roth.
(Kosova Sot Online)