Kurti darkoi me gjeneralin turk që do të marrë komandën e KFOR-it, tregon se për çka folën

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 11:30
Kurti darkoi me gjeneralin turk që do të marrë komandën e KFOR-it, tregon se për çka folën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për një darkë pune që ka zhvilluar me gjeneralin turk Ozkan UIutas, i cili do të marrë edhe komandën e KFOR-it, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se pret me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta .

“Të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në njoftimin e tij për darkën me gjeneralin turk dhe ekipin e tij.

(Kosova Sot Online)