![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
AAK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Pagat
![AAK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Pagat](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/13/auto_q1111694599014.jpg)
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se kjo parti do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Pagat, konkretisht koeficientin e pagave, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tahiri ka kërkuar që koeficienti i pagës të jetë 129 euro e jo 105 sa ka vendosur Qeveria. Për këtë ai ka kërkuar mbështetjen e deputetëve, në mënyrë që të votohet një rezolutë që e obligon Qeverinë që ta fusë këtë ndryshim në Ligjin për Buxhetin.
“Kemi neglizhim total të kësaj Qeveri ndaj administratës shtetërore, për Ligjin e pagave po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme. Koeficienti duhet të ngitet nga 105 në 129 së paku dhe për këtë presim që të kemi mbështetjen e deputetëve. Kjo duhet të ndodh tani që të bëjmë një rezolutë që Qeveria në buxhet ta fusë vlerën në 129 euro , nëse kjo nuk ndodh ne do të iniciojmë një nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për buxhet”.
(Kosova Sot Online)