
Dogana e Kosovës sekuestron 40.000 euro mallra të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se ka sekuestruar stimulues seksual në vlerë 40 mijë euro, të cilat dyshohet se janë mall i kontrabanduar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një pjesë e këtyre mallrave sipas Doganës ishin me afat të skaduar.
Mallrat janë sekuestruar gjatë kontrollit pa paralajmërim në pesë subjekte në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)