Shkrumbohet në ecje e sipër vetura në fshatin Kaninë
Një veturë ka marrë flakë në ecje e sipër, sot në fshatin Kaninë të Vlorës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Autoritetet ndodhën në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për shkakun e rënies së zjarrit.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë, ka marrë flakë në ecje, automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(Kosova Sot Online)