Escobar kërkoi dorëheqjen e kryetarëve në veri, Basha: Kjo kishte me qenë serioze vetëm nëse Eskobar kish kërku edhe dorëheqjen e Vuçiqit
Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar se dorëheqja e kryetarëve aktualë në Veri është rruga më e shpejtë dhe më e lehtë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se më serioze do të ishte nëse Escobar do të kërkonte dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për disa arsye që ai ka listuar.
Postimi i plotë:
Eskobar paska deklaru se, "dorëheqja e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës do të ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë."
Kjo kishte me qenë serioze vetëm nëse Eskobar kish kërku edhe dorëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, i cili ndër tjera:
𝟏. Nuk i vë sanksione Rusisë,
𝟐. Urdhëron dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it,
𝟑. Nuk jep përgjegjësi për 3 qytetarë amerikanë të vrarë pas shpine në kohën kur Vuçiq ka qenë Ministër i Propagandës,
𝟒. Kërcënon serbët që kërkojnë të integrohen në Kosovë,
𝟓. Diskriminon dhe persekuton shqiptarët në Luginë,
𝟔. Bën sabotime të shtetit të pavarur të Kosovës,
𝟕. Refuzon me i respektu marrëveshjet me Kosovën, përfshi këtë të fundit....
lista vazhdon...
(Kosova Sot Online)