Lexoni edhe:
Ish-diplomati serb: Pritet marrëveshja në Bruksel për de-përshkallëzim
Kryetari i të ashtuquajturës “komision serb për Kosovën”, dhe ish-analisti ushtarak i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq, Millovan Drecun, ka deklaruar sot për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se “bazuar në qëndrimet dhe pozicionet e marra të Kosovës në veri të Kosovës, të cilat nuk dëshiron t’i humbasë, nuk ka mundësi të arrihet ndonjë marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel, i cili do të çonte në de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës”, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se “në takimin e sotëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të, siç i quan ai “institucioneve të përkohshme të Prishtinës”, Albin Kurti, duhet të arrihet një marrëveshje shumë e fortë me hapa konkretë se si të qetësohet situata në veri të Kosovës, dhe si të krijohen kushtet që serbët dhe përfaqësuesit e tyre politikë të kthehen në institucionet e “përkohshme” të Kosovës” sepse, sipas tij, “nuk janë hequr arsyet” pse ata janë larguar nga ato institucione.
Ish-diplomati serb: Pritet marrëveshja në Bruksel për de-përshkallëzimLexoni edhe:
Drecun ka pretenduar se “ajo për çfarë do të duhet të dakordohet dhe që Kurti ta zbatojë atë, është tërheqja e pjesëtarëve të njësive speciale “të militarizuara” policore nga veriu, jo vetëm nga ndërtesat komunale, tërheqja e kryetarëve “të rremë” nga këto ndërtesa, organizimi i zgjedhjeve në mënyrë që “do të ishte e pranueshme për popullin serb” në mënyrë që ata të kthehen në katër komunat, si dhe të ndalojnë “terrorizimin” e popullatës serbe dhe të lirojnë serbët e arrestuar”.
(Kosova Sot Online )