![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Arifi takon Escobarin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës
![Arifi takon Escobarin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/14/auto_850x600_IMG_059116946902281694697678.jpeg)
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Arifi ka thënë se ka adresuar shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe ka kërkuar ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili sipas tij, shkel drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore.
“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”, ka shkruar Arifi.
(Kosova Sot Online)