Sot do të mbahet protesta e OVL-së së UÇK-së pas arrestimeve e bastisjeve të Speciales
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot do të mbajë protestë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo protestë do të mbahet nga ora 12:00 para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Sipas ushtruesit të detyrës së OVL-së së UÇK-së, protesta do të mbahet për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Kujtojmë se ditëve të fundit, me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, EULEX-i ua ka konfiskuar telefonat ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit, Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit.
Ndërsa, përveç vëllait të “Calit”, njësitet e EULEX-it dje kryen një bastisje edhe në shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës.
(Kosova Sot Online)