Nënshkruhet marrëveshja e grantit rreth 35 milionë dollarësh mes Kosovës dhe USAID’it
Është nëshkruar marrëveshja e grantit për objektiva zhvillimore mes Kosovës dhe USAID’it në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në emër të Kosovës ka nënshkruar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndërsa në emër të USAID’it, U.D drejtoresha e USAID’it, Kerry Monaghan Hogler.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
(Kosova Sot Online)