Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, vdes polici dhe lëndohen disa persona të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhu sot në Rrugën e Kombit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazri ndërsa janë plagosur disa persona të tjerë.
Mësohet se dy makina janë përplasur njëra me tjetrën në aksin Rubik-Rrëshen.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.
Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)