Përparim Rama: Tri QMF në Prishtinë do ta bëjnë mamografinë falas më 1 tetor
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se më 1 tetor, tri Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, do ta bëjnë mamografinë falas, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)