Aksidentohet ambulanca në autostradën Fier- Lushnje, përplaset me kamionin, vdes pacienti brenda saj

  • E.k /
  • 18 September 2023 - 08:14
Aksidentohet ambulanca në autostradën Fier- Lushnje, përplaset me kamionin, vdes pacienti brenda saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën Fier- Lushnje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se një kamion u përplas me një autoambulancë. Si pasojë, ka humbur jetën pacienti një 77-vjeçar, i cili po transportohej për në spital.

Ndërsa, drejtuesi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

(Kosova Sot Online)