Faton Hajrizi pasi mbaroj shkollën e mesme në burgun e Dubravës dëshiron t’ia mësyjë edhe Universitetit

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 18:02
Faton Hajrizi pasi mbaroj shkollën e mesme në burgun e Dubravës dëshiron t’ia mësyjë edhe Universitetit

Faton Hajrizi, i cili vazhdon vuajtjen e dënimit në Burgun e Dubravës për vrasjen një ushtari rus dhe për disa vepra të tjera, ka rrëfyer për përfundimin e shkollës së mesme në burg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hajrizi ka thënë se është e veçantë të përfundohet shkolla e mesme në burg, ndërkohë që ka thënë se dëshiron që të përfundojë edhe studimet universitare.

Ai ka thënë se i takon që të vazhdojë edhe studimet meqë ka përfunduar 2/3 e dënimit dhe se ka edhe rrethana të tjera lehtësuese që ia mundësojnë.

“Instalim, ngrohje, klimatizim dhe kanalizim e kam të kryer. Jam edhe i diplomuar. Jam i përgatitur edhe për fakultet. Kam shprehur edhe interesim për të shkuar në fakultet. Ligji për sanksionet penale e lejon, rrehtnat e burgut i kam të favorshme, kategorinë e kam hjek, vizitë humanitare jam shku dy herë, s’ka kurrfarë pengese me më lëshu në vikend. Po edhe mos me më leshu në vikend, e kam të lejuar me ligj, nën përcjellje me shku në fakultet”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)