
Gërvalla: Ja kush është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka deklaruar se pajtimi me marrëveshjen e Ohrit, e cila e siguron njohjen ‘de facto’ dhe jo “de jure” është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Por thekson ajo, nuk është parë ndonjë vlerësim i këtij kompromisi.
Ministrja Gërvalla tha se institucionet e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë në rrugë interne rreth mënyrës se si i dërguari evropian Miroslav Lajçak udhëheqë bisedimet me Serbinë, por javë n e kaluar sipas saj, “është mbushur kupa”.
(Kosova Sot Online)