Borell mbledh 6 presidentët e Ballkanit në Nju Jork
Gjashtë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjatë qëndrimit në New York i ka bërë bashkë shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aty është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Kosova dhe Serbia janë në një ngërç të dialogut tash e një kohë.
Për këtë të martën në Facebook, ka shkruar Bajram Begaj, presidenti i Shqipërisë.
Ai ka thënë se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon”.
”Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor”.
”Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Begaj.
(Kosova Sot Online)