![BE përshëndetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/17/200x200_bashkimi-evropian-650x358-600x358_11718618847.jpg)
Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri është në gjendje të rëndë
![Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri është në gjendje të rëndë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/09/auto_LAJMI_I_FUNDIT1694242543.jpg)
Në Rahovec, dje dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, përcjuell “Kosova Sot Online”.
Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.
Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, ka treguar se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar.
Bajgora ka treguar se plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë.
“Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora.
(Kosova Sot Online)