Raportohet se janë arrestuar dy serbë në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan
Mediat lokale serbe që veprojnë në Kosovë raportojnë se dy serbë janë arrestuar sot në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ndonëse nuk janë dhënë ende detaje për arsyet e arrestimeve, siç ka shkruar mediumi lokal “Kossev”, bëhet fjalë për dyshime për krime lufte.
Një nga të arrestuarit është një ish-polic.
(Kosova Sot Online)