Lexoni edhe:
Rekord i ri në “Bernabeu”, karton i verdhë pas 40 sekondash lojë
Në Kuvendin e Kosovës po debatohet mes partive opozitare dhe pushtetit rreth krijimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore,transmeton "Kosova Sot Online".
Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e ka konsideruar si të panevojshëm themelimin e një Komisioni Hetimor, ndërkohë që nga PDK, Abelard Tahiri, ka argumentar se pse është i nevojshëm krijimi dhe hetimi nga Parlamenti.
Rekord i ri në “Bernabeu”, karton i verdhë pas 40 sekondash lojëLexoni edhe:
Tahiri ka thënë se duhet të hetohet rrjedha e mbledhjes online të Qeverisë së Kosovës më 26 dhejtor 2022 për rezervat shtetëtore. “Është shumë e rëndësishme me pas Komision Hetimor Parlamentar. Qeveria ka mbajtur mbledhje online, dhe neve na duhet t’I shohim argumentet që janë dhënë, sepse edhe baza ligjore është gabim”, ka potencuar Tahiri. “Është e rëndësishme të shihet rrjedha e mbledhjes online e Qeverisë, e ku kanë marrë vendim kaq të rëndësishëm. Për një vendim kaq të rëndësishëm, mos me pas kurajo me mbajt mbledhje, për këtë duhet hetim parlamentar”, ka shtuar Tahiri.
(Kosova Sot Online )