Si hyri grupi i armatosur brenda territorit të Kosovës me autoblinda dhe xhipa!

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 12:55
Si hyri grupi i armatosur brenda territorit të Kosovës me autoblinda dhe xhipa!

Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zv/drejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, kanë dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbet i vrarë një polic i Kosovës, një u plagos e një u lëndua, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë konferencës, Kurti ka shpalosur edhe fotografi nga manastiri i Banjskës ku po qëndrojnë rreth 30 persona të armatosur, që dyshohet se kryen sulmin.

Kurti tha se Policia dhe Prokuroria do t’i hetojnë uniformat të cilat i kanë veshur personat e armatosur.

Ai tregoi edhe një fotografi të një autoblinde.

“Siç shihet përveç xhipave, shihet se kanë edhe një autoblindë aty. Kjo autoblindë nuk është e Kosovës. E vërëni se ka një gjoksore që është tipike e uniformës në vendluftime”, tha ai.

(Kosova Sot Online)