
Në New York shfaqën billboarda falënderues për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka marrë mbështetje të madhe pas aksionit të djeshëm kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në Times Square, në New York’ut janë shfaqur billboarda falënderues për Policinë e Kosovës
“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri -Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, janë mesazhet që janë shfaqur në Times Square.
(Kosova Sot Online)