Lexoni edhe:
Pas intervistimit dhe analizave, shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë nisen për në Maqedoni
ZKM ka ndarë pamjet nga takimi mes kryeministrit Kurti dhe emisarit gjerman, Manuel Sarrazin. Në këtë video dëgjohet Kurti duke thënë se tash është e rëndësishme që të garantohet siguria, transmeton "Kosova Sot Online".
“Shumë gjëra do të zgjidhen përgjatë hetimit, 6 persona janë ndaluar.”
“Tani jemi më të fokusuar në garantimin e sigurisë dhe ligjshmërisë për të gjithë sepse këto lloj strukturash e rrezikojnë këdo”, tha Kurti.
Kjo vizitë e Sarrazin vjen pas sulmit të djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic, një u plagos dhe dy u lënduan.
(Kosova Sot Online )