Gashi: Të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

  • E.k /
  • 26 September 2023 - 08:26
Gashi: Të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati, Tomë Gashi, në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës t ka thënë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm pasi polici, Afrim Bunjaku është vrarë gjatë kryerjes së detyrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mund të dënohen me burgim të përjetshëm sepse polici është vrarë në detyrë zyrtare, të dyshuarit i pret një departament special në Prishtinë, dhe në të ardhmen do të ketë punë sistemi juridik me ta”, ka thënë Gashi.

“Sipas termeve, më duhet të them se janë të dyshuar, besoj që shumë shpejt do të akuzohen. Prokuroria nuk ka pse të ngutet me këtë procedurë penale, por pas situatës së krijuar, do të ketë interesim kombëtar për të parë se çfarë ka ndodhur në realitet. Hetuesia duhet të nxjerrë informata se si ka mundur të vijë situata deri këtu”, ka vijuar ai.

(Kosova Sot Online)