
Prishtinë: Plagoset një person
Një person ka marrë lëndime në dorë pasi një person shtiu me armë zjarri në të dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se e tërë ngjarja ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarit dhe viktimës.
Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë/25.09.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)