
Qeveria ndan 6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot edhe 6 milionë euro për ndërtimin e rrugës Prishtinë–Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se parashikimi është që deri në fund të vitit nevojitet kjo shumë e parave.
“Kemi parë dinamik të shtuar në Ministrinë e Mjedisit, dhe parashikimi është që deri në fund të vitit nevojiten edhe 6 milionë euro të tjera. Si rezultat propozojmë që këto mjete të ndahen dhe të merren nga kontigjencat për shpenzime kapitale”, deklaroi ministri Murati.
(Kosova Sot Online)