Elshani: Nuk kemi pasur qëllim me i vra 30 vetë, qëllim jonë është me marrë territorin tonë, me e liru këtë vend prej grupeve të organizuara kriminale
Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka folur sot nga Banjska e Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se hetimet nuk do të përfundojnë edhe për një kohë të gjatë.
Tutje, Elshani ka shtuar se bastisjet, kontrolli nëpër zonën e banimit kanë përfunduar.
“Hetimet nuk kanë me përfundu edhe një kohë të gjatë sepse edhe për neve është interesant pse me u zgjedh ky vend në këtë formë dhe cka ka qenë qëllimi I këtyre njëerëzve të armatosur. Është një fshat i qetë, i mirë, njerëzit janë të qetë. Bastisjet, kontrolli, në zonën e banimit ka përfunduar, kemi bërë një kontroll goxha të mirë edhe rreth malit”, tha ai.
Elshani tha se qëllimi i Policisë ka qenë që ta lirojnë Banjskën nga grupet e organizuara kriminale dhe jo të vrasim njerëz.
Elshani tha se “Qëllim jonë është me marrë territorin tonë, të vendit tone”.
“Nuk kemi pasur qëllim me i vra 30 vetë, në asnjë moment, nuk kemi pasë qëllim me vra asnjë. Qëllim jonë është me marrë territorin tonë, të vendit tonë, me e liru këtë vend prej grupeve të organizuara kriminale. Nëse ka pasë viktima e të lënduar, kanë qenë pjesë e procesit. Nuk ka pasur dëme kolaterale”
(Kosova Sot Online)