Sinani iu 'kapet' Shqiprim Arifit: Për terroristët mbajti zi edhe Komuna e Preshevës
Duke e akuzuar se komuna që ai udhëheq mbajti zi për terroristët që sulmuan policinë në Banjskë të Zveçanit, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Kurti, i ka reaguar kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sinani shkruan se urdhërin e Vuçiqit për mbajtjen e zisë e zbatoi edhe komuna e Preshevës.
Ajo ka publikuar edhe flamurin serb të ulur.
Postimi i saj i plotë:
Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhërash në realitet.
Pas shpalljes "ditë zie" me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës.
(Kosova Sot Online)