Aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ndodhi sot në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Llabjan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.
(Kosova Sot Online)