Konsumatorët me borxhe të mëdha në “Muharrem Fejza”, shkyçen nga shërbimet ujit

  • E.k /
  • 28 September 2023 - 11:46
Konsumatorët me borxhe të mëdha në “Muharrem Fejza”, shkyçen nga shërbimet ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se kanë shkyçur nga shërbimet e ujit, konsumatorë me borxhe të mëdha ndaj kompanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga kjo kompani paralajmëruan se do të vazhdojnë tutje edhe me shkyqje të tjera.

“Sapo u shkyçën konsumatorë në rrugën ” Muharrem Fejza” për borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujit. Shkyçjet po aplikohen duke i përfillur dhe bazuar në rregulloret dhe ligjet në fuqi. Vazhdojmë tutje..”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)