Deputeti holandez: Koha për një përgjigje të fortë ndaj lëvizjeve të trupave të Serbisë

  • 30 September 2023 - 08:49
Deputeti holandez: Koha për një përgjigje të fortë ndaj lëvizjeve të trupave të Serbisë

Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Ai në disa postime në X shkruan se është koha për një përgjigje shumë të fortë nga Brukseli dhe NATO ndaj lëvizjeve të trupave serbe, transmeton "Kosova Sot Online".

Sjoerdsma thekson se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell ka vendosur me shumë vonesë që të ‘zgjohet’ rreth Serbisë dhe e ka zhgënjyer plotësisht Kosovën.


“Koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO. Deri më tani, vetëm Blinken ka ndërmarrë veprime.

E paralajmëruar që nga vera e tutje se politika jonë për Serbinë ishte krejtësisht e gabuar. Ministria jonë e Punëve të Jashtme vetëm donte t’i shikonte të gjitha. Dhe tani ja ku jemi…”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online )