Lexoni edhe:
Policia e Kosovës në mënyrë shembullore e kaloi provimin në përballjen më të rëndë me krimin-terrorizmin serb
Kongresisti amerikan Ritchie Torres, ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online".
Torres në një postim në X shkruan se është i alarmuar me këtë dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe, ndërkaq ka kërkuar nga Serbia t’i tërheqë trupat.
“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai.
Sipas tij, ky është një vazhdim i hapur i cenimit nga Serbia kundër Kosovës që po përshkallëzon tensionet në mënyrë të panevojshme për një kohë të gjatë.
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën
“Unë i mbështes thirrjet e administratës së Bidenit që Serbia të tërheqë menjëherë këto forca. Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën, të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit dhe të respektojë pavarësinë e Kosovës si një komb sovran”, shkruan ai.
(Kosova Sot Online )