![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa
![Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/07/auto_albin-kurti-2_11694065128.png)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.
Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.
“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)