Quni: Besoj që institucionet janë përgatitur për të evituar ngjarje të ngjashme në të ardhmen

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 17:36
Quni: Besoj që institucionet janë përgatitur për të evituar ngjarje të ngjashme në të ardhmen

Synimet e grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës para një jave në Banjskë të Zveçanit, mund të ketë qenë edhe shkëputja, ka deklaruar ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i LDK-së, Anton Quni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Quni tha se ishte i pritshëm sulmi. “Por ka qenë e pamundur të dihet se kur do të ndodhte”, tha ai.

Ai tha se beson që institucionet janë përgatitur për të evituar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

“Besoj që institucionet e sigurisë i kanë marrë masat e nevojshme për t’iu përgjigjur situatave të tilla”, tha ai.

Quni pati kritika për komunitetin ndërkombëtar, duke pyetur se “si nuk kanë pasur informatat e duhura”.

(Kosova Sot Online)