
Një person gjendet i vdekur në një bunar në pyll në Drenas

Një person është gjetur i vdekur dje në një bunar në pyllin e fshatit Abri të Epërme në Drenas, përcjell “Kosova Sot Online”.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc. 02.10.2023 – 19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)